Italia fitoi me vështirësi ndaj Finlandës (Video)

Italia ka arritur me shumë vështirësi që ta mposht Finlandën me rezultat 1-2 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Pjesa e parë prodhoi disa raste, mirëpo të dyja kombëtaret nuk arritën ta tundin rrjetën e njëra-tjetrës.

Pjesa e dytë ishte më dinamike dhe solli tri gola. Ciro Immobile i kaloi Azzurët në epërsi në minutën e 59-të me asistimin e Federico Chiesas.

Por, vendasit arritën t’i barazonin shifrat 1-1 me golin e shënuar nga Teemu Pukki (72’) nga pika e bardhë.

Mirëpo, Italia nuk u dorëzua deri në fund dhe ata fituan një penallti në minutën e 79-të të cilën në gol e konvertoi ylli i Chelseat, Jorginho.

Italia është liderë e Grupit J me 18 pikë, të ndjekur nga pas prej Finlandës me 12, Armenia nëntë, Bonja dhe Hercegovina me shtatë, Greqia me pesë dhe Lihtenshtajni me një pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=_D6C5zTD49s