Ky është qyteti i radhës që bie në duart e rusëve

Qyteti Nova Kakhavka, është qyteti i radhës që bie në duart e forcave ushtarake ruse.

Qyteti në fjalë është i vogël por me rëndësi strategjike në Lumin Dniepër, i cili furnizon me ujë Gadishullin e Krimesë.

Siç raportojnë mediat ukrainase, kryebashkiaku Volodymyr Kovalenko, ka thënë se komiteti ekzekutiv i qytetit ka hequr të gjithë flamujt ukrainas nga qyteti.

Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri më tani, me forcat ushtarake që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.