Izraeli: Hamasi filloi sulmin me udhëzimin dhe mbështetjen e Iranit

Kuds

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog tha se Hamasi sulmet që zhvillon kundër Izraelit nga Rripi i Gazës nën bllokadë i ka filluar me udhëzimin dhe mbështetjen e marrë nga Irani, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca izraelite thuhet se Herzog ka thënë se “Hamasi ka filluar sulm të armatosur pa arsye kundër Izraelit duke marrë urdhër dhe mbështetje nga komandantët e tij në Iran”.

Duke vënë në dukje se do të marrin të gjitha masat për të eliminuar kërcënimin ndaj qytetarëve izraelitë, Herzog tha se Izraeli do t‘i kapërcejë vështirësitë.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të dënojë pa kushte Hamasin dhe aleatin e mbështetësin e tij Iranin”.