Kosova ka porositur mbi 13 mijë e 500 teste për koronavirus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Ministra e Shëndetësisë ka porositur mbi 13 mijë e 500 teste.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë, tashmë ka porositur mbi 13 mijë e 500 teste për koronavirus.

Osmani pas takimit me Kurtin dhe përfaqësuesit e tjerë në lidhje me situatën në vend për koronavirus, ka bërë të ditur se ka pasur edhe gatishmëri prej Katarit dhe Luksemburgut që ta ndihmojnë Kosovën me teste.

Ajo ka thënë se Kosova është përballur edhe me refuzim të kërkesave të saja, për shkak se e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19.

“Për shkak se kjo pandemi e ka përfshirë gjithë botën kërkesat e Kosovës që të ketë ndihmë rreth testeve apo aparaturave mjekësore, shpeshherë nuk kanë mundur që të realizohen për shkak se të gjitha vendet po përballen me problemin e njëjtë”, deklaroi Osmani./Lajmi.net/