Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli ka nisur një sulm kundër Iranit të premten në orët e hershme të mëngjesit, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë. Bëhet e ditur se shteti izraelit ka lëshuar shumë raketa në drejtim të Iranit.

Duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, mediat e ndërkombëtare raportojnë se zyrtarët izraelit kishin paralajmëruar më herët se do të sulmonin Iranin.

Deri më tash, as Izraeli as SHBA-ja nuk kanë komentuar zyrtarisht për aksionin e raportuar ushtarak.

Siç raportohet nga mediat ndërkombëtare, shpërthimet kanë ndodhur pranë Isfahanit, qytet ky rreth 340 kilometra në jug të Teheranit i cili përfshin një bazë të madhe ajrore dhe objekte bërthamore. Por, është konfirmuar se objekti bërthamor është plotësisht i sigurt.

Sulmi ndaj Iranit herët të premten ka të ngjarë të synohej si një masë hakmarrëse dhe një mesazh paralajmërues, ka thënë për CNN një gjeneralmajor i ushtrisë amerikane në pension, Mark MacCarley.

“Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij” në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force. Duke vënë në shënjestër provincën iraniane të Isfahanit, vendi i objekteve të rëndësishme bërthamore Izraeli ka të ngjarë të paralajmëronte se mund të mposhtte lehtësisht mbrojtjen e Iranit”, ka theksuar MacCarley.

Sipas tij, izraelitët duhej të hakmerreshin, por në të njëjtën kohë, brenda asaj hakmarrjeje ishte një mesazh. “’Po, ne mund të sulmojmë. Mos e bëni më. Nëse e bëni përsëri, atëherë gjithçka do të shpërthejë’”, ka theksuar ai.

nga sulmet, nuk raportohet për dëme në objektet bërthamore të Iranit gjatë sulmit të mëngjesit të sotëm nga Izraeli, ka njoftuar mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Bëhet e ditur se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po e monitoron situatën nga afër dhe po u bën thirrje të dy palëve për përmbajtje.

Mediat raportojnë se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka komunikuar me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant më herët të enjten për “kërcënimet rajonale dhe veprimet destabilizuese të Iranit në Lindjen e Mesme”, sipas një njoftimi të Pentagonit.

Telefonata ndodhi përpara se Izraeli të kryente një sulm brenda Iranit.

Por njoftimi i Pentagonit nuk përmend ndonjë diskutim për planet e Izraelit për të sulmuar.

Austin diskutoi gjithashtu “rëndësinë e rritjes dhe mbajtjes së fluksit të ndihmave humanitare për civilët e Gazës, duke përfshirë përmes rrugës së re nga porti Ashdod në Izrael”, thuhet në raport.

CNN raportoi të enjten mbrëma se Izraeli i kishte thënë SHBA-së se do të hakmerrej kundër Iranit në ditët në vijim, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli ka lëshuar mëngjesin e së premtes, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i lartë amerikan për ABC News.

Sipas ABCNews, lansimet e raketave pasojnë sulmin e Iranit të shtunën e kaluar, ku vendi dërgoi një breshëri prej më shumë se 300 dronë pa ekuipazh dhe raketa drejt objektivave në të gjithë Izraelin, thanë më parë zyrtarët ushtarakë izraelitë.

Një zyrtar iranian pretendon për mediat e huaja se përpjekjet izraelite ‘dështuan dhe ishin poshtëruese’ dhe të gjitha asetet e tij u ‘shkatërruan’.

Ndërkohë, po dy zyrtarë amerikanë konfirmojnë për CBS News se një raketë izraelite ka goditur Iranin.

Kjo pason sulmin iranian me dronë dhe raketë të fundjavës së kaluar kundër Izraelit, të cilit kryeministri Benjamin Netanyahu ishte zotuar se do t’i përgjigjej.

Lini një Përgjigje