Personi që kërceu nga kati i pestë tek konviktet është nga Gjilani

Një person i gjinisë mashkullore është hedhur nga kati i pestë nga konvikti numër shtatë në Prishtinë.

Personi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por i riu i cili ndërroi jetë mësohet të jetë nga qytet i Gjilanit.

Kjo është bërë e ditur për Indeksonline nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Haziri tha se i njëjti ishte kthyer dje nga Gjermania, me kërkesë të bërë nga familjarët.

“Ka qenë në karantinë prej dje dhe nuk ka pas kontakte askush por emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë”tha Haziri.

Ai poashtu shtoi se janë duke pritur informacione shtesë lidhur me rastin.