21 raste të reja me COVID-19 dhe një i vdekur në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 21 raste të reja me coronavirus, pas testimit të 1,893 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në bazë të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Sipas njoftimit 16 persona janë shëruar, derisa 445persona janë ende aktivë me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Nga shpërthimi i pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.978 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 733,108 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi, derisa në total janë dhënë 1,572,626 doza të vaksinës.