Ja çfarë çmimi mori Dua Lipa në MTV VMAs 2020

Gjatë mbrëmjes së kaluar është mbajtur ‘MTV Video Music Awards’ duke respektuar masat e rekomanduara ndaj koronavirusit.

Një ndër protagonistet e natës ishe edhe artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ku mori çmimin për efektet vizuale më të mira në klip me këngën e saj ‘’Physical” të cilën e ka lansuar gjashtë muaj më parë.

Në listën e artistëve që ishin të pranishëm janë: Lady Gaga, Travis Scott, Taylor Swift e shumë yje të tjerë.

Vlen të theksohet se e pranishme mbrëmë ishte dhe Bebe Rexha ku gjithashtu ajo ishte e nominuar për klipin e vitit./Fokusi.info/