Për hir të të birit Sophia Loren rikthehet në ekran (video)

Për hir të të birit, Edoardo Ponti, Sophia Loren, në moshën 84-vjeçare, kthehet në set.

Dhe këtë e bën për një film që po xhirohet këto ditë në Pulia, mes Barit, Tranit dhe Pstunit, “Jeta përballë meje”, bazuar në romanin me të njëjtin titull të Roman Gary.

Filmi pritet të dalë nëpër kinema në pranverën vitit 2020.

Ai sjell historinë e Madamë Rozës, një hebreje që i shpëton Aushvicit dhe që krijon një raport intensiv me një fëmijë me ngjyrë, momon, i braktisur nga e ëma, duke u kujdesur për të dhe duke marrë nga ai kujdes dhe dashuri kur sëmuret vetë dhe detyrohet të qëndrojë mbi një karrocë me rrota. Sofia Loren, që mungonte në një set prej 10 vitesh tashmë, ka rolin e protagonistes./TCH/