Gjejti publikon projektin e ri muzikor “Zemren e Prisht”

“Gjejti” është edhe mbetet ndër sinonimet e repit vushtrrias, marrë parasysh karrierën e gjatë dhe punën e palodhshme disa vjeçare duke sjellur projekte në vazhdimësi, shkruan Fokusi.info.

Këngëtari vushtrrias Artan Maloku, i njohur si “Gjejti” e ka publikuar para 3 ditësh projektin e ri muzikor “Zemren e Prisht”, ku është mirëpritur nga audienca që pëlqejnë muzikën dhe stilin e tij.

Tekstin e këngës e ka bërë vet këngëtari, i cili po ashtu është edhe producent, ndërsa videoklipi është realizuar nga kompania “Valone”./Fokusi.info