Ja ku i kanë tubimet kryesore sot tri partitë e mëdha

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar me agjencën që kanë për sot.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, është bërë e ditur se agjenda e kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli, fillon nga ora 14:00.

Tubimi i parë do të bëhet me qytetarët e Komunës së Shtërpcës.

Pastaj nga ora 15:30, me qytetarët e Hanit të Elezit.

Pas Hanit të Elezit, PDK do të mbajë tubim në Komunën e Kaçanikut prej orës 16:30.

Prej orës 18:00, ndërkaq do të ketë tubim me qytetarët e Ferizajt, derisa në orën 19:30 tubim në Shtime.

Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër, Albin Kurtin ka lajmëruar se do të mbajnë tubime sot në disa komuna të Kosovës, u bë e ditur përmes një njoftimi drejtuar për media.

Fillimisht, tubimin e parë nga ora 14:00 u bë e ditur se dota mbajnë në Komunën e Rahovecit.

Derisa, prej orës 18:00, do të shkojnë në Viti.

Pastaj, tubimi i fundit do të mbahet në Gllamnik të Podujevës.

Kandidatja për kryeministër nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani sot në ditën e tretë të fushatës do të vizitojë tri komuna.

Përmes një njoftimi drejtuar për media u bë e ditur se Osmani do të qëndrojë në Suharekë, ku do të mbahet tubim prej orës 15:00.

Pas Suharekës, Osmani do të shkojë në Dragash ku tubimi do të mbahet në ora 17:00.

Ndërsa, tubimi i fundit, do të mbahet në Prizren me fillim nga ora 19:00.