Ja sa ekipe të FSK-së kanë shkuar në ndihmë Shqipërisë

Pas marrjes së urdhrit nga komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, një kontingjent i Task Forcës së Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, për kërkim-shpëtim urban, dhe në male, i pajisur me mjetet teknike të specializuara, u nis sot në mëngjes, për t’i ndihmuar autoritetet shqiptare dhe banorët shqiptarë, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar pas goditjes së tërmetit në disa vendbanime të saj.

Kontingjenti i FSK-së, përbëhet nga 3 ekipe të Kërkim–Shpëtimit Urban, një ekip K-9, (njësi e përgatitur e qenve) për situata të tilla, ekipi i komunikimit, Policia ushtarake e FSK-së dhe ekipi i Mjekësisë./KosovaPress/