Vuçiç e thumbon BE’në përsëri: Jam ngopur me ligjërata, bëni punën tuaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, thotë se është i lodhur nga deklaratat e liderëve të BE’së për lidhjet e vendit të tij me Rusinë dhe Kinën. Vucic vazhdoi të thumboj bllokun europian edhe kur i akuzoi për hipokrizi pasi vetë ata vrapojnë se kush takohet i pari me ta e Serbisë i predikojnë.

Presidenti serb Vucic që prej vjeshtës së vitit të kaluar ka shtuar kritikat ndaj BE’së posaçërisht që prej fillimit të ndërmjetësimit të europianëve në krizën parlamentare në Serbu pas njoftimit të bojkotit të paralajmëruar nga opozita serbe rreth zgjedhjeve të ardhshme atje.

Kritikat janë shtuar edhe pas refuzimit të fillimit të nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE, që ka shfaqur dilemat brenda BE’së rreth pikëpamjes europiane dhe ka nxitur skepticizëm në vendet kandidate për anëtarësim si Serbia.

Gjatë një interviste në Davos, Vucic tha se është “i ngopur nga ligjëratat” nga liderët evropianë për lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, duke insistuar se Beogradi mbetet i përkushtuar për anëtarësimin në BE.

Aleksandar Vucic, i cili vjen nga radhët e të djathtës, në pushtet që nga viti 2017, është shprehur se Serbia është ende në rrugën për t’u anëtarësuar në BE, me gjithë zhgënjimin me këtë projekt.

Në një intervistë për Euronews, iu referua kritikëve që thonë se Serbia është shumë afër Moskës dhe Pekinit, duke fajësuar procesin e ngecur të anëtarësimit për “gjeopolitikën”.

“Serbia nuk është shumë entuziaste, por ne jemi akoma të angazhuar në një rrugë të BE’së sepse nuk shohim një alternativë të vërtetë. Ne kemi qenë në atë rrugë prej 20 vjetësh. Unë mendoj se, përveç Turqisë, asnjë vend i vetëm nuk ka pritur kaq shumë vjet“, tha ai./gazetametro.net