Ja sa kushton tash minuti i thirrjes nga Shqipëria në Kosovë, pas marrëveshjes për roaming (foto)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se edhe operatorët e telefonisë mobile në Kosovë kanë filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të roamingut.

Tutje, Lluka ka bërë të ditur se tashmë nga Shqipëria, qytetarët mund të bëjnë thirrje në Kosovë me 15-16 cent për minut, pa pasur nevojë që të aktivizojnë ndonjë pako paraprakisht.

“Kjo thirrje, para datës 15 qershor ju ka kushtuar jo më pak se 2.5 EUR për minut”, ka shkruar Lluka.

Në fund, ministri ka sqaruar se marrëveshja për eleminimin e tarifave të roamingut me Shqipëri, parasheh ulje të çmimeve mbi 90% nga data 15 qershor 2019 dhe eleminim të tërësishëm të këtyre tarifave deri më 15 qershor 2021.