Ekskluzive: Emrat e punëtorëve serbë të mobilizuar në Komunën e Vushtrrisë, të cilët dyshohet se kanë kryer krime

Gjatë largimit nga Komuna e Vushtrrisë, serbët në disa organizata punuese kishin lënë pas edhe gjurmët e krimit. “Harruan” të bartin dokumente me vlerë për organe e institucione të ndryshme, të cilat vërtetojnë pjesëmarrjen e tyre në ofenzivat ndëshkuese kundër shqiptarëve, shkruan Fokusi.info.

Gazeta “Rilindja ka botuar një artikull më 28 gusht 1999 me titull: “Pjesëmarrës në krime edhe punëtorët serbë” me autor Shefki Popovën, i cili i referohet një regjistri që mbanë datën 14.4.1999, ku thuhet se ishin të mobilizuar 92 punëtorë serbë.

Kësisoj, në fabrikën e llamarinës së zinktuar “Llamkos” ishte gjetur regjistri i datës 14.4.1999, nëpërmes të cilit dëshmohet, pjesëmarrja e 92 punëtorëve serbë në njësitë e ndryshme militare e paramilitare të forcave serbe që kanë operuar në Kosovë. Në mesin e tyre gjendet edhe Kadrush Gërguri – Beli, oficer rezervë për të cilin dëshmitarët thonë se ishte pjesëmarrës në krimin e bërë mbi shqiptarë në Studime më 2 maj 1999. Ky kishte nënën serbe, kurse babain një shqipfolës. Në këtë listë është edhe Lubisha Mijalaçkoviq, i cili një javë pa hyrë forcat e KFOR-it, kishte bërë vetëvrasje në qendër të Vushtrrisë, transmeton Fokusi.info.

Në foto mund t’i shihni emrat dhe mbiemrat e punëtorëve serbë, të mobilizuar në njësitë e ndryshme, që dyshohet se kanë kryer krime: