Ja sa para i paguan Vetëvendosje e PDK-ja për sondazhet

Bëhet publike pagesa për sondazhet që i paguan gjatë vitit 2022 dy partitë më të mëdha në vend. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Partia në pushtet Vetëvendosje për matjen e publikut i kishte paguar 17 mijë euro “UBO Consulting”, ndërsa PDK-ja po të njëjtën kompani e kishte paguar 5 mijë e 300 euro.

Këto të dhëna janë bërë publike sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2022.

Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”. Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./IndeksOnline/