Mobilizohen LDK’ja, Veliu kërkon nga strukturat në Podujevë angazhim për zgjedhje

Nënkryetari i LDK’së, njëherësh edhe Ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka kërkuar shtim të angazhimit nga kryetarët e nëndegëve të Lidhjes Demokratike në Podujevë.

“Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike”, ka shkruar Veliu në ‘Facebook’.

“Do të punojmë bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës”, ka shtuar tutje ai.

Gjykata Kushtetuese, me shpalljen e aktvendimit për votën e Etem Arifit si të jashtëligjshme, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje qendrore.