Ja sa vota jozyrtarisht ka fituar Blerim Reka

Janë publikuar rezultatet jozyrtare për kandidatin shqiptar për presidnet të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka.

Kandidati i pavarur për president Blerim Reka sipas të dhënave jozyrtare të shtabit analitik të tij ka fituar mbi 80 mijë vota.

Kjo është bërë e ditur për INA nga përfaqësues të partive opozitare ASH dhe BESA që përkrahin kandidatin Blerim Reka.

Sipas të dhënave të KSHZ deri në ora 18:30 në komunat me shumicë shqiptare kanë votuar mbi 160 mijë votues.