Ja si kryhet analiza e koronavirusit

Analiza e kornavitusit bëhet duke analizuar sekrecionet e hundës apo të gojës. Për të marrë kampionin e këtyre sekrecioneve përdoret një tampon i posaçëm pambuku, i ngjashëm me kruajtësen e veshëve.

Zakonisht analizohen sekrecionet e gojës. Personi që merr kampionin e fut tamponin në thellësi të gojës, sa më pranë fillimit të fytit, dhe fshin me të paretet e gojës.

Ai hiqet me kujdes pa prekur asnjë pjesë tejtër të gojës, pasi nuk duhet të ndotet me material tjetër biologjik që gjendet ne gjuhë, dhëmbë apo pjesët e tjera të gojës. Menjëherë, pasi nxirret, tamponi zhytet në një xhel të posaçëm dhe pastaj në një epruvetë.

Ky operacion i marrjes së sekrecioneve nuk shkakton asnjë lloj dhimbje, pacientët mund të ndjejnë vetëm një bezdisje të vogël ose pak kruarje në fyt.

Në Shqipëri, materiali për analizë merret ose në Spitalin e Sëmundjeve Ngjitëse në QSUT, në Sanatoriumin Shefqet Ndroqi, ose në shtëpi nga ekipet e posaçme që vinë për këtë qëllim tek pacientët që telefonojnë dhe pas intervistës telefonike gjykohen si raste të dyshuara me Covid-19.

Materiali biologjik i marrë me tampon dërgohet në laborator, ku përmes një teknike të quajtur “reaksion zinxhir i polimerazes” (PCR)—gjendet nëse materiali bioligjik i marrë nga pacienti ka profilin gjenetik të virusit.

Në Shqipëri analizimi i materialit biologjik kryhet vetëm në Institutin e Shëndetit Publik.

Analiza kryhet brenda 4 orësh, në rastin e testimit të zakonshëm standard. Ka disa testime të shpejta, si një që përdoret në Universitetit e Shkencës në Hong Kong dhe apo një tjetër që bëhet nga një firmë e bioteknologjisę, Shenzhen Shineway Technology, në rastin e fundit, kiti diagnostikues bazohet në teknologjinë e cipave mikrofluid dhe mund të analizohen deri në 8 tamponë për 40 minuta.

Testimi kushton shumë pak dhe çdo labrator që kërkon shuma të mëdha për të bërë testin mashtron. Gjithashtu, çdo lajm se ky test e ka koston disa qindra euro është i rremë./exit.al