Ja si ta dalloni nëse jeni ftohur apo jeni infektuar me “Omicron”

Rastet me variantin “Omicron” të COVID-19 po rriten në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekspertët thanë se simptomat e këtij varianti, ndryshojnë nga ato të përgjithshmet të COVID-it.

Krahas shqetësimit të infektimit me COVID, shumica e njerëzve ka të ngjarë të vuajnë nga ftohja gjatë muajve të dimrit.

Tre simptomat e “Omicronit” përfshijnë kollë të vazhdueshme, temperaturë të lartë dhe humbje të shijes e nuhatjes.

Por, ekspertët thonë se simptomat janë më shumë si ato të ftohjes dhe mjekët i kanë kërkuar NHS-së të përditësojë listën në mënyrë që njerëzit të dinë se kur të izolohen dhe të testohen, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Virologu dhe profesori i Onkologjisë Molekulare, Profesor Laërence Young tha se njerëzit duhet të përdorin testet e rrjedhës anësore.

Kjo, shpjegoi ai, do të thotë të bëjmë një test përpara se të takohemi me të tjerët , veçanërisht nëse kemi simptoma të ftohjes.

“Duket se ka një mbivendosje me simptomat e ftohjes dhe ka një vlerësim se një e katërta e njerëzve që kanë ftohje në të vërtetë kanë COVID. Është e vështirë të dallosh, por ne kemi teste të rrjedhës anësore tani dhe duhet t’i përdorim ata”, u shpreh ai.

Pra, e vetmja formë që të dalloni ftohjen nga COVID-i dhe varianti i ri i tij, është testimi.