Jakup Krasniqi tha se Haradinaj forcohet nëse rrëzohet Qeveria, Milaim Zeka kundërshton ka një pyetje për ta

Jakup Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate kishte deklaruar se nëse rrëzohet Qeveria dhe vendi shkon në zgjedhje më së shumti do të përfitojë Ramush Haradinaj.

Por atij i ka reaguar bashkë partiaku Milaim Zeka. Ai ka thënë se nuk është e vërtet se Haradinaj do forcohet me rrezimin e Qeverisë. Madje ai ka pyetur se pse po e nxit Jakup Krasniqi Ramush Haradinajn që të hyjë në konflikt me Amerikën

Statusi i plotë

Pse po e nxite Jakupi kryeministrin? Pyeteni akademik Nexhat Dacin per konflikt me amerikanet, Jakup Krasniqi i Nismes, permes nje shkrimi, ka deklaruar se me rrezimin e qeverise, “fiton Ramushi”! E para nuk eshte aspak e vertete, e dyta, edhe po te ishte e vertete, kjo fitore nuk do te kishte aspak vlere. Ashte e vertete qe sot ambasadori amerikan, bunduzheri Kosnet, sot, perpos qe ua ka perplasur deren lidereve politik te Kosoves, ne dalje ua ka dhene nje porosi: “O me ne, o kunder nesh”!!!

Po ta kujtoj ngjarjen e 1 mars 2006. Akademik Nexhat Daci ishte ferkuar me diplomatin amerikan, Frank Wisner. Daci ndodhej ne vilen e tije ne Brezovice. Kryesia e LDK se e kishte shkarkuar nga te gjitha postet drejtuesr, pa e pyetur fare. Lajmin per shkarkim nuk po e besonte as vet Daci, por me vone e kuptoi qe ishte i vertete.

Ata qe po e nxisin Kryeministrin Haradinaj ne konflik me shtetin amerikan, e para nuk ja dojne te miren e Kosoves, e dyta e duan fundin politik te nje njeriu qe i duhet shume Kosoves ne keto momente dramatike…!!!