U përfol se mund ti bashkohet partisë së Vjosa Osmanit, përgjigjet Dardan Sejdiu

Raportimet se disa figura publike do të bashkangjiten në iniciativën e Vjosa Osmanit, në mesin e tyre edhe ish-deputeti, Dardan Sejdiu, është mohuar nga ky i fundit.

Sejdiu në një përgjigje për GazetaBlic, ka thënë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe se ai i ka ndarë rrugët përgjithmonë me angazhimin politik.

“Jo nuk është e vërtetë aspak. Unë i kam ndarë rrugët sa i përket angazhimit politik. Kështu që kjo gjë nuk është e vërtetë”, ka thënë Sejdiu për GazetaBlic.

Në mesin e emrave të përmendur ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili gjithashtu ka mohuar një gjë të tillë.

Sikurse Sejdiu edhe Ahmeti ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend angazhimin në ndonjë parti politike.