Jasharaj: Fajtori i vetëm për grevën është Kurti

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministri Albin Kurti dhe qeveria që ai drejton.

Këtë deklaratë Jasharaj e bëri në Komisionin për Arsim ku po diskutohet për grevën e cila po mbahet tash e katër javë.

Sipas tij, qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat.

“Qeveria po pretendon, po kujdeset t’i zhduk sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj, tri javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pas presion, kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne. S’po mundem të dalë në rrugë për shkak të mosdistancimit të qeverive, duhet të më përcjellin shokët sepse thjesht ndihem i pasigurt. Rrahmani as nuk e ka shpallur e as nuk e ka mbyllur grevën. I vetmi fajtor është Albin Kurti dhe qeveria që ai e drejton”, tha ai, njofton Klankosova.tv.