Jashari: Do t’i bllokojmë deputetët të futen në Kuvend, po shkelet dinjiteti i luftës

Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se në rast se dekretohet Ligji për Pagën Minimale, nuk do t’i lejojnë deputetët të futen në Kuvendin e Kosovë.

Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, shtoi se se deputetët do të bllokohen që të mos futen në Kuvend dhe kanë shtuar se kjo s’po bëhet për pagë.

Sipas tij, kjo po bëhet sepse po shkelet dinjiteti i kësaj kategorie dhe dinjiteti i luftës së UÇK-së.

“I dini qëndrimet tona dhe qëndrimi jonë është që të mbajmë protestë dhe ta bllokojmë punën e Parlamentit. I bëmë kërkesë që mos ta nënshkruajë një ligj tët tillë që i diskriminon veteranët e luftës”, tha Jashari.

“Edhe në përputhje me ligjet që zbatohen, ne do t’i shfrytëzojmë rrugët ligjore. Do ta kundërshtojmë edhe me protestë, do t’i bllokojmë deputetët që të mos futen në Kuvend. Këto aktivitete s’i bëjmë për një pagë, por këtu po shkelet dinjiteti i kësaj kategorie, i luftës së UÇK-së, janë shkelur institucionet dhe sikur kjo Qeveri s’do ta dijë rrugën si kemi ardhur deri këtu”, u shpreh ai.