Je 16-18 vjeç dhe do të shkosh në Amerikë? Ambasada jep një lajm të mirë

TIRANË- Për të gjithë ata që janë në moshën 16-18 vjeç dhe duan të ikin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një mundësi. Ambasada njofton se të rinjtë kanë mundësi që të aplikojnë në programin e Benjamin Franklin.

“Ambasada e SHBA-së tani po pranon aplikime për programin e Benjamin Franklin, një program katër javësh në Shtetet e Bashkuara për nxënësit e moshës 16 deri në 18 vjeç. Ky është një program unik dhe emocionues i krijuar dhe i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe organizuar nga Universiteti Wake Forest, ku pjesëmarrësit eksplorojnë kulturën dhe politikën amerikane dhe mësojnë për mundësitë dhe sfidat e shoqërisë civile”, njofton Ambasada.