“Jeni aq banal…” – Mushkolaj e kritikon ashpër deputetën Statovci që ia la meritat Gani Jakupit për njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja

Analisti i njohur, Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër deputetën e koalicionit VV-Guxo, Jeta Statovci.

Mushkolaj ka komentuar postimin e Statovcit ku meritat për njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja ia la konsulentit të famshëm, Gani Jakupi.

Analisti e ka quajtur banale postimin e deputetës.

“Dmth. këta t’pushtetit nuk janë mirë. Janë aq banalë, sa që për njohjen e pasaportave kosovare nga Spanja, meritat ia japin Gani Jakupit”, ka shkruar fillimisht Mushkolaj.

Ai ka treguar së në kontratën e Gani Jakupit me MPJD-në nuk është e përfshirë shteti i Spanjës.

“Ndërkohë që ai, në kontratën e majme të “lobimit”, nuk e ka të përfshirë hiç Spanjën Nejse, diqysh duhet me ia arsyetu tipit 7500 euro në muaj”, shtoi analisti.

POSTIMI I PLOTË I IMER MUSHKOLAJT: 

Dmth. këta t’pushtetit nuk janë mirë. Janë aq banalë, sa që për njohjen e pasaportave kosovare nga Spanja, meritat ia japin Gani Jakupit. Ndërkohë që ai, në kontratën e majme të “lobimit”, nuk e ka të përfshirë hiç Spanjën Nejse, diqysh duhet me ia arsyetu tipit 7500 euro në muaj.