Kosova shënon ngritje në ranglistën botërore të FIFA-s

Kosova është ngritur për pesë pozita në renditjen botërore të FIFA-s.

Sot shtëpia e madhe botërore e futbollit, FIFA, ka publikuar renditjen e përditësuar të kombëtareve, dhe aty mund të shihet se Kosova është ngjitur nga pozita 119, në pozitën e 114-të.

Nga 1164 pikë sa i kishte gjithsej, Kosova tani në total i ka të grumbulluara 1184 pikë.