Sa u respektuan masat kundër COVID-19 në Kuvendin e LDK-së?

Për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së u përkujdesën që të mos mungojë asnjë pajisje që ndihmon në ruajtjen e shëndetit ndaj koronavirusit.

Delegatët patën mundësi që fillimisht të dezinfektohen në tunelin e vendosur në hyrje, ndonëse pati edhe nga ata që nuk e bënë këtë.

Derisa distanca nuk është se u respektua në masë të madhe, ashtu siç edhe mungonte distanca e duhur mes karrigeve në sallë.

Po ashtu u panë edhe disa delegatë që nuk bartnin maskë, ani se kjo mbledhi u mbajt në një ambient të mbyllur.

Pos këtyre nuk munguan as shtrëngimet dhe përqafimet kur u shpall fituesi i garës për të parin e partisë.

Por, për Ministrin në Detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i gjithë procesi ka shkuar në përputhshmëri me masat kundër COVID-19.

Këso grumbullime lejohen vetëm deri në 50 persona, përpos në raste të caktuara kur jepet leje e veçantë nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Nga LDK-ja thanë se e posedojnë një leje të tillë.