Jep dorëheqje Prokurorja Speciale

Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva ka dhënë dorëheqje.

Sipas kumtesës së PSP-së, Janeva thotë: Se nuk do të lejojë emri i saj të shfrytëzohet si alibi për t’u mbajtur në peng ardhmëria e PSP-së.

“E dorëzoj kërkesën time e cila do të bëhet aktive atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do të përzgjedhin pasardhësin tim”, thuhet në letrën e Katica Janevës, raporton SHENJA.

Ajo ka thënë se vendimi i saj është i parevokueshëm.