Mustafa: VV-ja po harron ta falënderojë Von Cramonin që i ndihmoi ta marrë pushtetin

Ish-kryeministri Isa Mustafa, tha se Vetëvendosja po harron ta falënderon raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për “kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet”.

“Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë”, shkroi ai.

“Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë?!”, theksoi Mustafa në një postim në Facebook.