Ministri Murati nuk e pranon që i kanë ulur pensionet, fajin u lë opozitës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës parlamentare. Si pikë e rendit të ditës është edhe interpelanca me ministrin e Fincnave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësorë dhe institucioneve të sigurisë”.

Me këtë rast ministri Murati ka deklaruar se që në thirrje të kësaj seance ka gabime, pasi nuk ka pasur ulje të shtesave të pensionistëve, e kjo seancë fletë për këtë çështje.

“Flet për zbritjen e shtesave të pensioneve dhe ndihmave sociale, për mjek dhe policë.Të thuhet se ka pasur zbritje do të duhej të thuhej se ka pasur një vendim të ketë shtesa për muajin prill. Pra pyetja që duhet bërë dhe nxjerrë në pah këtë kundërthënie dhe gabim themelor që në titull të interpelancës.Është sa kanë qenë të paraparë shtesat për muajin prill.Vendimi që e kam nga muaji janar shkurt dhe mars për shtesa madje ka qenë edhe konferenca e qeverisë asokohe ku thuhej se ky vendim po bëhet për tre muaj pasi më pas kalon pandemia.Pra të thuhet se ka pasur zbritje të shtesave është gabim logjik, sepse shtesa nuk ka pasur në muajin prill. Çështja tjetër që tregon dhe shpërfaq problemin që në thelb ka të bëjë me faktin se a është kjo në të vërtetë breng reale e opozitës, pra shtesat e pensionistëve, shtesat për mjek dhe policë, apo është populizëm”, tha Murati, shkruan lajmi.net.

Tutje Murati deklaroi se shtesat nga qeveria e kaluar kanë qenë zero.

“Se ne dëgjuam kur shikuam programin si qeveri u përmend fjala populizëm, por me gjasë disa nuk e kanë të qartë. Për të dëshmuar se kjo ka të bëjë vetëm me populizëm dhe asgjë tjetër duhet të kthehemi në korrikun e vitit të kaluar, pra muaji kur ju e keni pasur qeverisjen dhe na tregoni sa kanë qenë shtesat për pensionistë në korrik, për pranuesit e asistencës sociale e për mjek e policë e kategori tjera.Shtesat kanë qenë zero, pra pensionistët e të tjerët kanë marrë për muajt e lartcekur.Vendimi i parë i Qeverisë Kurti ka qenë ky që të vazhdojnë shtesat për këto kategori, ndërsa vendimi i juaj i parë ka qenë zero e këtu dëshmohet se këtu po flasim vetëm për populizëm e s’ka të bëjë me breng reale që ju papritmas po brengoseni për këta të fundit.Ndër vendimet e para të kësaj qeverie ka qenë që të ndahen shtesa për pensione në vlerë 6 milionë euro.Pra shtesat kanë qenë ndër vendimet e para të kësaj qeverie, kurse kërkesat e kësaj interpelance apo që shtohet në këtë interpelancë s’ka të bëjë asgjë me atë çfarë ka ndodhur. Është vetëm tendencë e ulët për të manipuluar publikun me shpresën se do t’u sjellë ndonjë votë.E kuptoj se ata që patën rezultate të ngjashme në zgjedhje janë brengosur e që mund të jetë hera e fundit që ulen në këtë Kuvend, por nuk bën të shpifet kinse ka pasur ulje të shtesave”, shtoi ai.

Ministri Hekuran Murati tha se duhet të theksohet se gjendja nuk është e mirë në vazhdimësi sidomos tek pensionistët kontributpagues, por për të lëvizur tutje duhet të punohet në këtë kuadro s’mund të bëhet diçka e tillë që në start në një situatë pademie pasi flasim për shuma të mëdha, ngarkesa të mëdha buxhetore.