Jepet dënimi për tre anëtarët shqiptarë të ‘Hellbanianz’, një nga bandat më të rrezikshme në Anglisë

ANGLI- Është dhënë dënimi për tre shqiptarët e burgosur, anëtarë të “Hellbanianz’, një nga bandat më të rrezikshme në Angli

Ata janë anëtarë të grupit Hellbanianz, cilësuar si një grup kriminal i rrezikshëm në Angli, të cilët u burgosën për përfshirjen në një grabitje të armatosur në fabrikën e një bande rivale të kanabisit.

Mësohet se Azen Dajçi, 25 vjeç është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.

Fabion Kuçi, 27 vjeç me 6 vite e 4 muaj burg ndërsa Ardi Sheta, 19 vjeç është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg.

Dënimet erdhën pasi ata pranuan akuzat për grabitje.

Kur policia mbërriti, një pjesë e tyre u arratisën dhe policia ishte në gjendje të ndalonte  Dajçin dhe Kuçin në vendin e ngjarjes, ku ata gjithashtu sekuestruan kanabis me një vlerë rreth 30 mijë paund.

Sipas policisë, hetimet kanë vazhduar për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë në bastisje.

Shqiptarja.com