‘Jerusalemi 2’: Propaganda e gazetarit serb që po shpërndahet në Kosovë

Një artikull i gazetarit serb, Borisllav Kashanki, po transmetohet nëpër mediet kosovare, i cili flet për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky artikull nga gazetari serb, po cilësohet se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë po ngjason me atë mes Izrealit dhe Palestinës, por duke mos e ditur që Jerusalemi dhe Mitrovica e Veriut nuk kanë të njëjtat probleme.

Jerusalemi si qytet nuk është konflikt dypalësh vetëm mes Izrealit dhe Palestinës, por edhe në këtë mes hyn edhe shteti i Jordanisë.

Kjo pasi Izreali ja pushtoj Jordanisë pjesën Lindore të Jerusalemit në luftën e famshme të 1967 “6 ditore”, e cila i takonte asaj, derisa Palestina e konsideron Jerusalemin si kryeqytet, një ashtu edhe Izreali.

Prandaj, çështja e Jerusalemit dhe tri shteteve të Lindjes së Mesme nga ngjason aspak me atë të Kosovës dhe Veriut të vendit.

Ky gazetar serb, i cili është redaktor në portalin ‘Republika-Srpski Telegraf’, po shpërndan propagandë se kinse e di marrëveshjen dhe ka planin e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas këtij plani 7-pikësh me plotë propagandë, pjesa e Veriut i mbetët Serbisë, ku shqiptarët dhe serbët në atë pjesë do të marrin një status speciale dhe gjëra të tjera aspak të besueshme.

Krejt çfarë e bën të pavërtetë këtë artikull është, pasi gazetari thotë se ekipi që e punoi planin për marrëveshjen mes Izraelit-Palestinës e Jordanisë do ta harton edhe për Kosovën dhe Serbinë, diçka që është gënjeshtër e pastër.

Kjo është pasaktë pasi planin për marrëveshjen e Lindjes së Mesme është udhëhequr nga Jared Kuchner, këshilltari i presidenti amerikan, Donald Trump, që me të marrë pushtetin ia caktoi detyrën për zgjedhjen e konfliktit të Jerusalemit.

Kurse marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë gjithmonë është koncentruar në duart e Departamentit të Shtetit Amerikan, duke dëshmuar së fundit me caktimet e tyre. Ku ndihmës i zëvendës sekretarit të shtetit amerikane, Matthew Palmer, është caktuar si emisar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimorë, kurse Richard Grenell u caktuar si i dërguar special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi./gazetametro.net