Jetmir Rudi nuk është zhdukur, por është rrëmbyer: Po mbahet i lidhur në mal dhe i zhveshur

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është raportuar i zhdukur. Familjarët e tij e kanë lajmëruar rastin në Polici, ku edhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit.

Por TV Malisheva, nga burimet e saj mëson se Jetmir Rudi është rrëmbyer.

“Dyshimet e para janë se 28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është rrëmbyer. Policia dhe ekipet tjera janë duke tentuar t’i bien në gjurmë, qoftë viktimës apo të dyshuarit”, ka deklaruar ky burim Brenda policisë.

Se Jetmir Rudi është rrëmbyer e vërtetojnë edhe fotot e dërguara në redaksi të TV Malisheva, ku shihet se Jetmir Rudi është i lidhur dhe i shtrirë në tokë dhe pothuajse i zhveshur.

Policia është njoftuar për këto foto, dhe është duke u marr më rastin. TV Malisheva do t’ju mbajë të informuar.

TV Malisheva mëson se në Polici janë duke u intervistuar në Stacionin Policor.