Jetonte i vetëm në shtëpi, Policia e gjen të vdekur një person në Skënderaj

Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në shtëpinë e tij në Skënderaj.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se një grua dëshmitare ka thënë se i ndjeri ka jetuar vetëm në shtëpi.

“VDEKJE E DYSHUAR – Skenderaj – Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një kufomë. Sipas dëshmitares femër kosovare në këtë shtëpi ka jetuar i vetëm një mashkull kosovar, por të njëjtin nuk e kishin parë 6 muajt e fundit”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML.