Jo vetëm Rashica, shqiptari 8 milionësh po shkëlqen në Gjermani, e kërkojnë dy skuadra angleze

Në Gjermani nuk po mahnit vetëm ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica. Elvis Rexhbecaj, mesfushori i Wolfsburgut ka lënë përshtypje pozitive në Bundesligë, por dhe jashtë Gjermanisë.

Media e njohur “Bild” raporton se dy klubet e futbollit anglez Norwich City dhe Leeds United po luftojnë ashpër me njëri-tjetrin për të fituar shërbimet e 21-vjeçarit shqiptar.

Ai luan në qendër të mesfushës dhe këtë sezon ka zhvilluar në total 24 ndeshje duke shënuar vetëm një gol. Vlera e tij shkon në 8 milionë euro.

Rexhbecaj nuk ka përfaqësuar asnjë shtet në rang ndërkombëtar: as Shqipërinë, as Kosovën dhe as Gjermaninë.

insporti.com