Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it: A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?

Kryetari në detyrë i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku shkruan se nga shkeljet e dinjitetit nga të huajt u shkaktua revolta popullore e marsit 2004 e cila e ka nxjerrë UNMIK-un nga Kosova.

Nga viti 2011 thotë Klinaku se si Organizata të luftës së UÇK-së kemi kërkuar që  t’i hiqen kompetencat EULEX-it.

Ai thotë se këta të huaj tash po na shkelin edhe shtetin.

A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?, pyet Klinaku.

Ky është postimi i tij i plotë:

Për shkak se shkelej dinjiteti nga ana e të huajve, revolta popullore e marsit 2004 e ka nxjerr UNMIK-un nga Kosova. Qysh në vitin 2011 iu kemi kërkuar si Organizata të Luftës së UÇK-së që t’ia heqni kompetencat EULEX-it, dhe këta të huaj tash po na shkelin edhe shtetin. A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?/Fokusi.info/