Joshua përballet me Franklinin më 1 prill në Londër

Anthony Joshua do të përballet me Jermaine Franklin në Londër më 1 prill.

Joshua po përpiqet të rikthehet pas dy humbjeve radhazi nga Oleksandr Usyk.

Me disfatën e pësuar në gushtin e kaluar, Joshua nuk arriti të rimarrë titujt e botës në kategorinë e rëndë në boks.

Tash britaniku do të kërkojë të rikthehet drejt një lufte për titullin botëror dhe pengesa e tij e parë do të jetë Franklin në prill.

Joshua ka bilanc prej 24 fitoreve (22 KO) e tri humbje. Ndërsa Franklin ka 21 fitore e një humbje.