Real Madridi triumfon ndaj Liverpool

Real Madrid ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Vinicius Jr. Ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë, ku shënoi dy gola për Mbretërit.

Braziliani realizoi në minutën e 27-të dhe në 65-të të ndeshjes.

Golin tjetër për Madrilenët e realzoi Marco Asensio në minutën e 36-të.

Realizator i golit të vetëm për Liverpoolin ishte Mohamed Salah në minutën e 51-të.

Ndeshja e kthimit në “Anfield” zhvillohet me 14 prill.