Joshua thyen heshtjen dhe thotë se meçi me Ruizin nuk ishte i trukuar, por videoja dëshmon diçka tjetër (video)

Anthony Joshua ka thënë se Andy Ruiz e ka mposhtur atë me shumë meritë dhe e ka pranuar se gjithçka ishte në rregull dhe se ai nuk kishte ndonjë shqetësim para meçit të së shtunës që u zhvillua në New York

Bota e boksit u shokua të shtunën e kaluar pasi Anthony Joshua u rrëzua katër herë nga Andy Ruiz dhe kështu humbi titujt IBF, WBO dhe WBA, shkruan Peirskopi.

Pas humbjes së Joshuas kishte dyshime të ndryshme, se ndoshta ky meç ishte i trukuar, pasi koeficenit për fitoren e britanikut ishte 1.03, ndërsa për meksikanin Ruiz 13.

Por, për të gjitha akuzat që u bënë, është vetë boksieri britanik që iu është kundërpërgjigjur të gjithve.

“Ka shumë akuza dhe shqetësime për atë që shkoi gabimisht me mua, por unë jam një ushtar dhe do t’i pranoj ulje ngritjet e mia. Nuk pata sulm të panikut. Nuk jam person i tillë”, ka thënë Joshua.

“Duhet ta pranoj humbjen si burrë, nuk do ta fajësojë askënd apo të bëjë ndonjë gjë të tillë. Shkova aty për të performuar dhe performanca ime nuk shkoi sipas planit. Të shtunën unë humba dhe e pranoj këtë si burrë”.

“Kurrë mos i lejo sukseset të të ndikojnë në mendësi dhe dështimet të të ndikojnë në zemër. Është e vështirë, kur humbet ndihesh se po ta shkoqin një pjesë tënden nga trupi yt, por unë s’do të ndryshoj asgjë, jam ende ambicioz dhe do të ec me kokën time lart si kampion”.

Pavarësisht se Joshua e mohon se diçka nuk ka shkuar në rregull me të, është një video që e dëshmon se ai nuk ishte fare në disponim.

https://youtu.be/lpOmiqmZmnY