Ka ndërruar jetë nëna e dëshmorit Hamdi Hajrizi

Ka ndërruar jetë Mirishahe Hajrizi, nëna e dëshmorit të UÇK-së, Hamdi Hajrizi nga Stroci i Vushtrrisë.

Lajmin e kanë ndarë në rrjete sociale të afërm të së ndjerës që kanë njoftuar për ndarjen nga jeta të saj.

“Sot ndërroi jetë e ëma e dëshmorit Hamdi Hajrizi, Mirishahe Hajrizi.
E ndjera vdiq pas një sëmundjeje të rëndë dhe la me lot në sy tërë familjen e gjerë Hajrizi nga Strofci i Vushtrrisë dhe të gjithë të tjerët që e njohën. ” shkruan faqja Dëshmori i Lirisë – Musa Xh. Hajrizi.

Nëna e dëshmorit Hajrizi do të kujtohet përjetësisht nga të gjithë ne, për sakrificën që bëri, duke ia dhënë atdheut të birin e saj për çlirimin e vendit, heroin Hamdi Hajrizi.