Pesona me maska grabisin në pompën e derivateve në Prishtinë

Në orët e para të mëngjësit, dy persona të armatosur e të maskuar kanë grabitur një pompë të derivateve në Prishtinë.

Sipas policisë, punëtori ka raportuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve dy persona të dyshuar e të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë, kanë arrit të marrin nga arka para të gatshme në vlerë rreth 225 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar.