Ka shpresë për Milanin, shënon fitorën e dytë radhazi (video)

Milan ka arritur një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Bologna.

‘Rossonerët’ triumfuan me rezultat 2:3, e që ishte fitorja e dytë radhazi në Serie A.

Ekipi i Piolit e nisi takimin më mirë duke shënuar dy herë me Piatek (15’) nga penalltia dhe Theo Hernandez (32’). Ky i fundit (40’) realizoi edhe golin e dytë por në portën e gabuar për rezultatin 1:2.

Giacomo Bonaventura (46’) i dha sërish avantazhin e dy golave ekipit të tij. Ndërkohë, krejt çka arritën vendasit ishin të ngushtonin diferencën me Sansone (84’) i cili edhe vulosi rezultatin përfundimtar 2:3.

Milani pozicionohet në vendin e dhjetë me 20 pikë të grumbulluara, kurse Bologna në pozitën e dymbëdhjetë me 16 pikë të grumbulluara.

https://streamable.com/ycqeb