Lajm i mirë nga Peja: Mbrëmë 23 raste pozitive, sot asnjë rast

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, përmes një postimi në faqen zyrtare, ka treguar të dhënat e fundit me koronavirus në këtë komunë.

Të gjitha rastet, 20 mostrat e marra kanë rezultuar negativ.

Ky është njoftimi:

Të dashur bashkëqytetar,

Mbrëmja e kaluar ishte e rëndë sa i përket rezultateve ku kishim 23 persona pozitive nga 62 mostra të marura.

Nga njoftimi i IKSHP-së sot nga 20 mostra të marura në Pejë të gjitha kanë rezultuar negativ ç’ka përbën një lajm të mirë për gjithë komunën e Pejës.

Së bashku me disiplinë dhe zbatim të udhëzimeve ja dalim kësaj sfide të madhe.