Kabineti i ministrit 7 vetura, inspektorati asnjë: Ky është vendimi që mori Abdixhiku

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se ka gjetur inspektoratin pa vetura teksa në kabinetin e ministrit tha se ishin 7 vetura.

Për këtë ai tha se ka marrë vendim që veturat t`i kalojnë inspektoratit, shkruan Gazeta Insajderi.

“Për mu është absurde se si ministria nxjerr rregullore qe përjashton rregulloren e qeverisë. Nuk e di për gjendjen e veturave dhe se kush i shfrytëzon sepse dje inspektorati kishte mungesë të veturave dhe kabineti im kishte 7 vetura dhe dje kërkova që t’i jepen inspektoratit”, tha Abdixhiku.
Ai bëri të ditur se asnjë zyrtar me aktakuzë nuk do të jetë në poste të larta drejtuese.

“ Asnjë zyrtar me aktakuzë nuk mund të shërbejë në poste të larta”, tha ai.