Kadaj-Bujupi sulmon LDK-në, thotë se koordinatori Hyseni do të dështojë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka kritikuar emërimin e Skender Hysenit në postin e koordinatorit për dialogun nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti.

Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se partneri i madh i AAK’së në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vepruar “njëanshëm” me emërimin e Hysenit.

Deputetja e AAK’-së ka vlerësuar se Hyseni nuk do të shënojë suksese në punën e tij të re.

“Nuk besoj se do të ketë rezultate të mirëfillta, të duhura”, është shprehur ajo në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Nuk do të ketë marrëveshje”, ka parashikuar Kadaj-Bujupi.