Vriten udhëheqësit e Hamasit në Gaza

Mediat e lidhura me Hamasin thonë se kreu i forcave të sigurisë të grupit terrorist është vrarë në Gaza.

Anëtarët e familjes së Jehad Mheisen gjithashtu raportohet të kenë vdekur.

E veja e bashkëthemeluesit të Hamasit, Abdel Aziz al-Rantisi gjithashtu raportohet të jetë vrarë gjatë natës.

Ata janë figurat më të fundit të larta të Hamasit që kanë vdekur në atë që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka përshkruar si luftën e gjatë që vendi i tij po bën kundër Hamasit.

Të mërkurën, agjencia e lajmeve AFP raportoi se Jamila Al-Shantee, gruaja e parë e zgjedhur në udhëheqjen politike të Hamasit ishte vrarë në një sulm izraelit.

Në fillim të kësaj jave, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë në një postim në X, se Ayman Nofal, i përshkruar si një “zyrtar i lartë i Hamasit”, ishte vrarë.