Kadrijaj –LVV-së: Hipokrizi që të përmenden herojntë kryesorë të UÇK-së e këshilltar kryesor me e pas Shkelzen Gashin, njeriun më anti-UÇK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, në seancën e sotme, në emër të Grupit Paralmentar të AAK-së, ku u diskutua për Ligjin për diasporën, i tha Lëvizjes Vetëvendosje që mos ta privatizojnë diasporën dhe të mos bëjnë propaganda.

Ajo u shpreh se deri tash ishin edhe shumë projektligje për votim dhe asnjë s’e votuat dhe pritet që Qeveria ta sjellë këtë ligj dhe garant ju do të kishit gjetur diçka dhe nuk do ta votonit.

“Ju deri tash këtë debat e keni bërë thjesht për të bërë propaganda”, tha ajo.

“Disa deputë përmenden emra të heronjve që kanë ardhur nga diaspora për të luftuar e që shumicën unë i kam pasur bashkëluftëtarë. Por, është hipokrizi që të përmenden herojntë kryesorë të UÇK-së e këshilltar kryesor me e pas Shkelzen Gashin, njeriun më anti-UÇK, kjo nuk e di që ka kuptim e shkon. Duhet me i pas 100 fytyra për me u sjellë kështu”, u shpreh Kadrijaj.

Ajo i bën apel LVV-së që mos ta privatizojnë diasporën se nuk ka kuptim.