Surroi vjen me një propozim: VV e LDK duhet përfundimisht ta votojnë këtë kandidat për president

Bllokada për arritjen e marrëveshjes ndërmjet VV-së e LDK-së për postin e presidentit, ka nxitur reagimin edhe të publicistes Flaka Surroi.

Ajo ka shkruar në Facebook se nëse krejt bllokada po ndodh për shkak të postit të presidentit, atëherë ajo ka propozuar një emër.

E, ajo sipas Surroit është kandidatja për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani.

“Nëse krejt problemi qenka te çështja se kryetari i shtetit duhet të jetë patjetër nga LDK-ja, edhe kjo ka zgjidhje: Vjosa Osmani”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, Veriu.info nga burime brenda Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së merr vesh se kjo parti është për koalicion me VV-në, por kusht e ka postin e presidentit dhe Ministrinë e Brendshme.