Kajtazi i drejtohet përsëri Vitisë: Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të vdesin

Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur sot çështjen e furnizimit të Kosovës me vaksina Anti-COVID.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ai ka pyetur ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia se pse nuk e ka nënshkruar kontratën për furnizim me vaksina.

“Sikur ulja e numrit të testimeve të ndikonte në uljen e numrit të viktimave. Virusi nuk luftohet me mostestim, por me vaksinim. Pyetja që mbetet pa përgjigje është: pse ministër nuk e ke nënshkru kontratën për vaksina, por po i lë njerëzit edhe me tej të infektohen e të vdesin?”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që drejtori i gazetës ‘online’ me qendër në Prishtinë ‘Insajderi’, Parim Olluri u thirr për t’u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës pas publikimit të një artikulli që thoshte se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia refuzoi të nënshkruajë një kontratë për furnizimin e vaksinave Pfizer.

Postimi i Kajtazit në Twitter:

Sikur ulja e numrit te testimeve te ndikonte ne uljen e numrit te viktimave. Virusi nuk luftohet me mostestim, por me vaksinim. Pyetja qe mbetet pa pergjigje eshte: pse minister nuk e ke nenshkru kontraten per vaksina, por po i le njerezit edhe me tej te infektohen e te vdesin?

— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) April 18, 2021